11.5 C
Tirana
E shtunë, 27 Prill, 2024

TË FUNDIT

Ministrja Kumbaro i kthehet moderatores, “Po më habit me cektësinë”

Deklarata e ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro, pak ditë më parë u kritikua shumë nga qytetarët, ndërsa ndezi debat nëse duhet të ishte shkruar ajo fjalë nga një zyrtare.

“Nëse s’ka libra don’t f*ck them”, shkruhej ndër të tjera në postimin e ministres, i shkëputur nga një citat i shkrimtarit John Waters.

E ftuar në emisionin “Wake up”, Kumbaro iu rikthyer sërish këtij debati, teksa u pyet nëse ky status ishte i qëllimshëm, ose jo:

“Unë kam marrë citimin e shkrimtarit të njohur John Waters, është ‘copy-paste’. Virale bëhen dëshirat negative, jo mesazhet pozitive”, tha ministrja.

Debati i sotëm:

Ori Nebiaj: Gjithsesi ishte një mesazh i guximshëm i thënë nga një ministre kulture.

Mirela Kumbaro: Edhe si ministre apo përkthyese, unë flas pareshtur për librin dhe është e vështirë të tërhiqet vëmendje nëse nuk kemi të bëjmë me një reklamë, apo diçka tjetër, por nuk ishte i qëllimshëm. Lexova një artikull të Waters, i cili  tentoi të provokojë shoqërinë me këtë ide, pra në marrëdhënien në çift, pasi libri mund të jetë kriter i tjetrit. Për çdo gjë që bëni mendoni edhe kriterin e përzgjedhjes kulturore, pra a ka ky njeri një kulturë pas.

Ori Nebiaj: “Don’t f*ck them”, zonja Kumbaro jemi të gjithë të rritur.

Mirela Kumbaro: Po më habisni pak me cektësinë e interpretimit tuaj. Waters shpreh një mesazh, se një njëri i rrethuar me libra është një njeri më i mirë. Nëse lexoni më shumë ju bëheni një gazetare më e mirë, një shoqe më e mirë.  Ky është edhe mesazhi që ju duhet të jepni në media.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat