fbpx

Ministrja Kushi flet për Universitetet, mesazhi për studentët e pakënaqur: Ishte vendim i vështirë por…

5a195ee2575d04c0bfe7eca1767d447a_L.jpg

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi foli gjatë konferencës edhe për Universitetet. Ajo theksoi se vendimi ishte i vështirë por sipas saj, universitetet janë të përgatitura për ta përballuar këtë situatë.

Më tej, ajo ka edhe një mesazh për studentët e pakënaqur:

Nuk ishte vendim i vështirë. Universitetet tona janë të përgatitura për ta përballuar këtë situatë. Ajo çka ne kishim rënë dakord ishte se mësimi do të bëhej i përzier, pra leksionet online ndërsa seminarët ne prezencë fizike, në auditore. Universitetet janë të përgatitura sa i takon teknologjisë. unë i kuptoj studentët që ishin të pakënaqur ditët e para, por kjo është një sakrificë që duhet ta bëjmë të gjithë për të shmangur përhapjen e virusit.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303