fbpx

Ministrja Manastirliu del me njoftimin e rëndësishëm, zbulon ç’do ndodhë SOT

Ogerta-Manastirliu-1.jpg

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë me dije me një status në rrjetin social Facebook se ditën e sotme mbërrijnë në vendin tonë 25 mijë doza të vaksinës Sputnik, duke çuar në mbi 936 mijë sasinë e vaksinave AntiCovid.

Po ashtu do të ulet fasha e vaksinimit për grupmoshat nga +57 vjeç.

“Në bazë të plani tonë të kombinuar të vaksinimit jemi gati që të ulim fashën e vaksinimit nga -57 vjeç dhe të gjithë qytetarët mund të aplikojnë në portalin E-Albania. Objektivi ynë është që të arrijmë në 1 milionë vaksinime në muajin qershor, dhe misioni ynë do të vijojë që të lidhim marrëveshje me shumë kompani për të vijuar me planin tonë të vaksinimit që deri në verën e 2022 të kemi gjithë popullsinë e vaksinuar”, ka thënë Manastirliu.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303