Ministrja Manastirliu jep Njoftimin, ja kur nis aplikimi i dozës së 3 të vaksinës

minis-1.jpg

Ministrja e Shëndetësisë ka deklaruar se 66% e arsimtarëve rezultojnë të vaksinuar me dy doza.

“Sipas një plani ne kemi vendosur që të jemi dhe në fakultetet, për të lehtësuar stafet dhe studentët, për ta bërë vaksinën aty ku ata kanë mundësi. Deri më tani në bazë të statistikave, që ndryshojnë dita ditës janë 66% e arsimtarëve që rezultojnë të vaksinuar me dy doza. Studentët do të duhet të vaksinohen deri në fillim të vitit arsimor”, kështu është shprehur Manastirliu.

Më tej ministrja ka shtuar: “ Qeveria shqiptare është e angazhuar për të siguruar vaksinat, kjo është tërësisht mjekësore, ne kemi komitetin e ekspertëve, të imunizimit dhe vaksinimit, të cilët vendosin apo rekomandojnë dozat e treta të vaksinave.

Ne jemi të gatshëm që në momentin që ata të vendosin, të sigurojmë dozat e nevojshme të vaksinës.

Ne kemi vendosur që muaji shtator të jetë muaji i hapur i vaksinimit, sigurisht që komiteti i ekspertëve e ka cilësuar të detyrueshme vaksinimin për studentët, kjo bëhet me qëllim nderprerjen e infeksionit, dhe për të mbrojtur jetën e qytetarëve.

Vendimi në letër do të dali në momentet kur të fillojë viti i ri akademik, kemi dhënë kohën e mjaftueshme për kryerjen e vaksinimit. Janë komitetet e ekspertëve ato që rekomandojnë”.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303