fbpx

Ministrja Manastirliu zbulon ç’do ndodhë sot: Jemi në një moment…

manastirliu.png

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka bërë pak më parë vaksinën anti-COVID. E pranishme gjatë procesit ka qenë dhe Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manstirliu e cila deklaroi se po vijohen intensivisht me vaksinimin e mjekëve dhe infermierëve në të gjithë vendin dhe ditën e sotme janë planifikuar 500 vaksinime vetëm në Stadiumin ‘Air Albania’.

“Po vijojmë intesivisht me të gjithë ekipet tona. Po përfundon QSUT, Urgjenca Kombëtare, spitali Dibrës, Krujës, sot vetëm tek Arena Kombëtare vaksinohen më shumë se 500 punonjës të shëndetësisë, ndërkohë që vijon vaksinimi edhe për të moshuarit në shtëpitë e të moshuarve. Jemi në një moment pune intesive”, tha Manastirliu.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303