fbpx

‘Ministrja Shahini dhe Edi Rama tallen me varfërinë e shqiptarëve, ju japin lëmoshë fëmijëve’

rama-dhe-besa.jpg

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka reaguar në lidhje me vendimin për dhënien e librave të përdorur për nxënësit e arsimit parauniversitar, duke e cilësuar këtë si lëmoshë.

Në një postim në rrjetet sociale, Boçi kujton Migjenin dhe në stilin e tij, shkruan se ‘për turpin e këtyre që s’kanë turp, reklamohet sikur të ishte bamirësia perfekte’.

“Lajmi se do të shpërndahen libra falas të përdorura, doli nga zemra e dheut dhe goja e Ministres, rrodhi nëpër dejtë e thella deri te gjymtyrët e mpira të dheut që quhet shtet. Dhe bani të dridhen nga gëzimi frymorët që s’kanë me çka të mbajnë frymën…

E përshtata këtë pasazh migjenian, për të denoncuar turpin e shtetit që i bie gjoksit me libra falas të përdorur, për fëmijët e këtij vendi të mbushur me motive migjeniane.”-shkruan Boçi.

Sipas ish-deputetit demokrat, vetëm 22 milionët e eurove që Rama grabit për një km rrugë, do mjaftonin për dhënien falas të gjithë librave për arsimin parauniversitar.

Më tej ai sulmon ministren e Arsimit Besa Shahini dhe kryeministrin Edi Rama, të cilët sipas tij tallen me varfërinë e shqiptarëve.

“Por sigurisht Rama dhe Besa nuk mund ta bëjnë.

Ata tallen modernisht me videomesazhe me varfërinë klasike të shqiptarëve.

Fëmijët që do t’i marrin këto libra, e fillojnë vitin me brengën e pamundësisë për të pasur “shokun” (librin) e vet me vete. Brenga është dyfishe sepse dhe këtë do duhet ta dorëzojnë.

As më shumë as më pak si dikur, kur shumica e fëmijëve vishnin këpucët e vëllait më të madh, ose bluzën e përdorur, pa shijuar gjënë e re për shkak të varfërisë.”-thekson Boçi.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303