Ministrja viziton Manjolë, ajo ende se di se vajza dhe burri u shuan nën rrënojat e tërmetit

manjola.jpg

Manjola Cakoni ende nuk e di se vajza dhe burri nuk shpëtuan nga tragjedia që shënoi tërmeti i 26 nëntorit.

Ende nuk mund ta lërë spitalin, pas plagosjes së rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit, ku Manjola, ishte e mbijetuara e tërmetit që i mori bashkëshortin dhe vajzën 15 vjecare Drita.

Djali i saj Alesio Cakoni, ka fituar zemrat e gjithë shqiptarëve duke u kthyer në një simbol të shpëtimit nga shembja e shtëpisë, kur vetë nga frika fëmija, “ka fluturuar” me gjithë gërmadhat nga kati i pestë. Edhe Alesio, Babin dhe Motrën nuk do ti shohë më.

Kur daja i Alesios i tha kryeministrit Rama se Alesio mbetet pa shtëpi kur të dalë nga spitali, kryeministri u përgjigj: “Alesio mund të vijë te shtëpia ime”.

Nëna Manjola po rikuperohet. Ogerta Manastirliu shkruan: Për fat të mirë Manjola po përmirësohet nga dita në ditë, me shpresën që të gjejë forcën të kapërcejë humbjen e madhe! Po kujdesemi për mamin e Alesios së vogël që shpëtoi për mrekulli nga tragjedia e Thumanës, që të jetë sa më shpejt me djalin e saj dhe të ringrihen më të fortë”.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303