Ministrja Xhaçka jep lajmin e mrekullueshëm, ja çfarë do ndodhë duke nisur nga ky muaj

xhacka-1.jpg

Efektivëve të Forcave të Armatosura që nga ky muaj do iu rikthehet pagesa shtesë e ushqimit.Lajmi është dhënë nga Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka e cila theksoi se do të jepen 10 mijë lekë të reja shtesë për ushtarakët, vendim që sipas saj do të ketë ndikim të menjëhershëm te familjet e forcave të armatosura.

“Nga korriku 10 mijë lekë pagesë shtesë çdo muaj për ushqimin. Pagesa shtesë, impakt pozitiv në buxhetet familjare të ùshtarakëve. Pagesa, shenjë vlerësimi për punën e jashtëzakonshme të ùshtarakëve”, u shpreh Xhaçka, teksa takoi kontingjentin e Policisë Ushtarake, që do niset me mision në Afganistan.

Xhaçka inspektoi mjediset e reja të ndalimit disiplinor në Policinë Ushtatake, për të cilin ka financuar ambasada e SHBA-ve në Tiranë, që konfirmon edhe njëherë mbështetjen e vazhdueshme që ka dhënë për vendin tonë, veçanërisht në çështjet e sigurisë.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303