Miocic, kampioni i ri i botës në UFC

stipe-miocic-daniel-cormier-780x439.jpg

Stipe Miocic është kampioni i ri i botës në UFC për pesha të rënda.

Sportisti kroat ka arritur që në finalen e madhe ta mposhtë me nokaut ish-kampionin e botës Daniel Cormier.

36-vjeçari e nokautoi Cormierin në raundin e katërt, edhe pse amerikani në dy raundet e para ishte bindshëm më i mirë.

Ishte raundi i katërt kur kroati Miocic filloi të grushtonte pa ndalë Cormierin që në fund nuk arriti të mbahej dhe ra për ta humbur titullin.

Pikërisht një vit më parë, Cormier e mposhti kroatin për t’ia rrëmbyer titullin e kampionit, ndërsa kjo e sotmja ishte një hakmarrje nga Miocic që tani e tutje është kampion bote në peshat e rënda

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303