fbpx

Miratimi i ndryshimeve kushtetuese pasqyrohet në mediat e huaja

macedonia.jpg

Miratimi i nismës për ndryshimet kushtetuese në Maqedoni, që i hap rrugë ndryshimit të emrit nga Republika e Maqedonisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut është pasqyruar edhe në mediat e huaja.

Media të njohura ndërkombëtare si Reuters, Associated Press, Washington Post, BBC, New York Times, Al Jazeera kanë shkruar rreth miratimit të nismës.

“Kuvendi i Maqedonisë miratoi një propozim të rëndësishëm për të ndryshuar kushtetutën, duke i hapur rrugën vendit të ndryshojë emrin e tij dhe të bashkohet me NATO-n.”- është linja kryesore e shkrimeve të mediave të huaja.

Reuters e cilëson mosëmarrëveshjen e vjetër të  Maqedonisë me Greqinë si një çështje drejt përfundimit, çka do t’i hapë rrugë vendit për t’u bashkuar me Nato-n dhe Bashkimin Europian.

Në të njëjtën linjë shkruan edhe Associated Press, duke e cilësuar këtë hap si çelësin e zgjidhjes së një mosmarrëveshje afatgjatë me Greqinë, e cila do t’i lejojë vendit të bashkohet me Nato-n.

“Qeveria e Maqedonisë arriti të sigurojë mbështetje të mjaftueshme për të mbajtur gjallë marrëveshjen për të ndryshuar emrin e vendit, një lëvizje që mund përmbyllë mosmarrëveshjen me Greqinë dhe të drejtojë vendin ballkanik në rrugën për në NATO”-shkruan The New York Times duke shtuar se tani afati prej 30 ditëve për të përgatitur ndryshimet në Kushtetutë duhet të zbatohet.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *