Miratimi i vaksinës ruse, OBSH: Jemi ende në pritje, mungojnë disa të dhëna

Screenshot_13-5.jpg

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se procesi i listimit të përdorimit emergjent për vaksinën ruse Sputnik V mbetet ende pezull në pritje të disa të dhënave të munguara dhe procedurave ligjore, të cilat organi i OKB-së shpreson se do të “zgjidhet shumë shpejt”.

“Ne po punojmë pothuajse çdo ditë me ministrinë e shëndetësisë në Rusi për të adresuar çështjet e mbetura që do të përmbushen nga Fondi i Investimeve Direkte Ruse,” tha Mariangela Simao, ndihmës drejtore e përgjithshme e OBSH-së për qasje në ilaçe dhe produkte shëndetësore.

Simao tha se sapo të arrihet një marrëveshje, OBSH do të rihapë çështjen dhe do të vlerësojë të dhënat që janë dorëzuar, edhe pse ato ishin ende të paplota dhe do të rifillojë inspektimet në vendin e prodhimit në Rusi.

“Të gjitha parashtresat që kemi, ato adresohen në të njëjtën mënyrë,” tha ajo dhe nuk specifikoi një afat kohor kur mund të përfundonte procesi i listimit.

Ministri rus i Shëndetësisë Mikhail Murashko në fillim të këtij muaji tha se të gjitha barrierat për regjistrimin e vaksinës në OBSH ishin hequr dhe vetëm disa dokumente kishin mbetur për t’u përfunduar.

Në Rusi marrja e vaksinës ka qenë e ngadaltë, me shumë që citojnë mosbesimin ndaj autoriteteve dhe frikën nga produktet e reja mjekësore. Vetëm 33 përqind në Rusi janë plotësisht të vaksinuar.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303