Miratohet gjurma e autostradës Adriatiko-Joniane

6e28293c7bbc73997df1936c3ec3a546_L.jpg

Autoriteti Rrugor Shqiptar, (ARRSH), ka njoftuar ditën e sotme se Këshilli Teknik ka miratuar gjurmën e autostradës Adriatiko-Joniane, që i hap rrugë projektit përfundimtar të Korridorit të Kaltër.

Sipas Autoritetit Rrugor, studimi i bërë në varësi të kësaj gjurme, bëhet vetëm për segmentin rrugor Mali i Zi-Shqipëri.

Autostrada ‘Adriatio-Joniane’ në planin e saj fillestar, nisej nga Trieste dhe përfundonte në Kallamata, në Greqi.

Kjo autostradë së pari do të shërbejë si lidhje midis Korridoreve Europiane dhe Ballkanit Perëndimor, me kryeqytetet dhe portet kryesore.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303