18.5 C
Tirana
E martë, 21 Maj, 2024

TË FUNDIT

Miratohet me ligj! Ndalohet konsumimi i mishit të qenit dhe maces në Kinë

spot_img

Për herë të parë në historinë e Kinës qeni dhe macja dalin nga lista zyrtare e specieve që mund të theren.

Pas disa thirrjeve të njëpasnjëshme nga shoqatat e kafshëve, ligjvënësit në Shenzhen, miratuan legjislacionin, i cili do të hyjë në fuqi nga 1 maji.

Sipas shoqatës amerikane për mbrojtjen e kafshëve “Humane Society”  në Kinë vriten çdo vit 10 milion qen.

Në Kinë zhvillohet çdo vit festivali i mishit “Yulin Dog”, ku vendasit gatuajnë dhe hanë mijëra qen e mace.

Përveç maces dhe qenve, do të ndalohet edhe konsumimi i mishit të gjarpërit, bretkosës dhe breshkës.

Kjo masë vjen pas përhapjes së epidemisë së COVID-19, i cili besohet se është përhapur nga mishi i gjarpërit dhe lakuriqit të natës.

Nuk është hera e parë kur një virus vdekjeprurës lind nga tregjet e kafshëve në Kinë.

Epidemia e SARS-it në vitin 2003 dyshohet gjithashtu se lindi në një treg kafshësh në provincën Guangzhou.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat