fbpx

Miratohet qeveria e re, ja kur do të betohen Rama dhe ministrat e tij te Presidenti Meta

kuvendi-1-770x388.jpg

Kryeministri Edi Rama dhe ministrat e qeverisë së re u miratuan me 77 vota pro dhe 53 kundër mëngjesin e sotëm nga Kuvendi.

Raportohet se nesër Rama bashkë me anëtarët e tjerë të kabinetit do të betohen te Presidenti Meta.

Duket se sot nuk ka ndodhur betimi pasi Meta ndodhet për vizitë në Korçë për vizitë pune dhe ceremoni dekorimi për 4 personalitete.

Qeveria “Rama 3” do të përbëhet nga 12 gra e 5 burra bashkë me kryeministrin teksa po shkon të betohet tek një President që ka marrë ‘vulën’ e shkarkimit nga Kuvendi i vjetër, por jo nga Gjykata Kushtetuese.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303