Mirela Kumbaro sqaron publikisht statusin që acaroi njerëzit

Screenshot_6-10.jpg

“Ne duhet t’i bëjmë librat interesantë sërish. Nëse t’i shkon në shtëpinë e dikujt dhe sheh që ata nuk kanë libra, mos u q* me ta. Mos i lini t’ju zbulojnë para se të kenë zbuluar sekretin universal të librave!”- lexohet në statusin e saj.

Pak ditë më parë, ky status i ministres së kulturës, Mirela Kumbaro shkaktoi shumë zhurmë në rrjete sociale dhe jo vetëm. E ftuar tek ”Rudina”, ministrja sqaroi edhe njëherë statusin që krijoi kaq shumë polemika.

”Në fakt, nuk ishte një veprim i paramenduar kaq gjatë. Kjo bëri më shumë debat, duke e kthyer statusin në veprimtarinë qëndrore. Unë thjesht bëra një ripostim, ripostova një shkrim të një kolegu i cili prezantoi një tjetër shkrim të amerikanit John Waters. Dhe kur them përkthim i gabuar, nuk e kam fjalën tek fjalët anglisht por tek mesazhi. Mesazhi që duhej përkthyer ishte që të gjithë ta kthejmë leximin në stil jetese. Kur ne zgjedhim dikë, është shumë mirë ta shohim nëse lexon ose jo. Qëllimi im nuk ishte ky, seksualiteti, edhe pse u banalizua dhe degjeneroi. Gjithsesi, diskutimi do të kalojë, librat do të mbeten”,-u shpreh Kumbaro.

Gjatë bisedës, politikania shtoi se prej 4 vitesh, Ministria e Kulturës ndërmerr nisma të ndryshme për t’i bërë shqiptarët që ta duan librin por vetëm kësaj here iu kushtua kaq shumë rëndësi, për shkak të statusit të famshëm.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303