“Mirëmëngjes me pasagjerin VIP…”, Rama nxjerr videon dhe kundërshton Bashën

rama-8.png

Kryeministri Edi Rama i është kthyer deklaratave të Bashës, që bëri ditën e djeshme në Lushnje me fermerët.

Rama ka postuar një video në Facebook, ku e cilëson Bashën ‘pasagjerin e këndshëm VIP të trenit të vjetër të opozitës’.

“MIRËMËNGJES 😊

dhe me pasagjerin e këndshëm VIP të trenit të vjetër të opozitës, si edhe pasqyrën e vetëm disa fakteve mes të djeshmes e të sotmes në Shqipërinë bujqësore, ju uroj një shikim e fundjavë të këndshme🙏”, shkruan Rama.

Kryeministri ka nxjerrë videon sipas të cilës kompleksi i tregtimit të kafshëve ku përfshihet dhe një thertore ku dje ishte lideri i opozitës ka marrë financim 296 mijë euro nga Agjencia e Zhvillimit rural dhe bujqësor.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303