Mirupafshim Khal Drogo,Aquaman! Aktori rruan mjekrën

Aktori i njkohur Jason Momoa ka bërë një ndryshin drastik në pamjen e tij.

Aktori i famshëm i njohur për rolin e tij në serialin më të famshëm në botë “Game of Thrones” në rolin e Khal Drogo njihej gjerësisht nga fansat për fizikun e tij me një pamje agresive dhe mjekrën e gjatë.

Por jo vetëm në serialin “Game of Thrones”, Jason gjithashtu ka luajtur edhe në shumë filma të tjerë të famshëm si “Aquaman” ku sërish pamja e tij ishte me mjekrën e gjatë dhe flokët e gjata.

Apo në rolin tjetër si DECLAN HARP  në “FRONTIER”

Si përfundim Jason vendosi ta rruajë pas 7 vitesh.

 

“Po e heq mjekrën si një mënyrë simbolike për të thënë se ka ardhur koha për ndryshim. Një ndryshim për fëmijët e mi, për fëmijët tuaj, për botën. Le ta ndryshojmë pozitivisht planetin tonë. Le të pastrojmë oqeanet dhe tokat. Le të përdorim aluminin e riciklueshëm në vend të plastikës,” shkruan aktori.

Jason e ka publikuar edhe në youtube ku tregon se e ka bërë këtë gjë në mënyrë simbolike, një video ndërgjegjësuese për rrezikun gjithnjë e në rritje të përdorimit të materialeve plastike. /real-news.tv