‘Miss Universe’, Trejsi Sejdini fiton një çmim

18-vjeçarja bukuroshe, Trejsi Sejdini përfaqësoi Shqipërinë në ‘Miss Universe’ në këtë edicion. Ajo nuk arriti të futen në Top 10, por fatmirësisht rrëmbeu një çmim mjaft prestigjioz.

‘Kostumi më i mirë kombëtar’ u fitua nga Trejsi, ku bukuroshja u shfaq e veshur kuq e zi dhe shkëlqeu me ngjyrat e flamurit.

Ndërkohë, kujtojmë që ‘Miss Universe’ këtë vit u shpall Catriona Gray, përfaqësuesja e Filipineve.

Ajo arriti të mposhtë të gjitha konkurrentet nga 93 shtetet që merrnin pjesë në kompeticion.

Lër një koment