fbpx

Misteri i shtëpisë “fantazmë”/ Të tjera detaje të forta për vrasjen e çiftit shqiptar, nëse konfirmohet do të…

cifti-pasho-itai-1.jpg

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga zhdukja dhe më pas copëtimi në 4 valixhe i çiftit shqiptar, Shpëtim dhe Teuta Pasho. Së fundmi, po diskutohet për apartamentin “fantazmë” në Novoli.

Raportohet se çifti mund të ketë jetuar në atë banesë gjatë kohës që qëndronin në Itali.

Dhe madje vajza e tij Vittoria Pasho, në një intervistë për mediat la të kuptohej se kishte një shtëpi tjetër, për të cilën ajo megjithatë nuk mund të jepte informacion.

Banesa në Novoli, nëse konfirmohet, do të luante një rol vendimtar, pasi mund të ishte gjithashtu skena e krimit dhe madje edhe vendi ku ishin fshehur kufomat për tre vjet, përpara se të copëtoheshin dhe të përfundonin në 4 valixhe.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303