30.5 C
Tirana
E enjte, 18 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Misteri që fshihet pas shkëlqimit të objekteve në errësirë

spot_img

Me shumë mundësi ju ka rastisur të luani ose të keni parë lodra që ndriçojnë në errësirë.

Ato mund ta kthejnë çdo dhomë të errët në një botë magjike dhe aventurë!

Por a keni menduar ndonjëherë se si këto sende shkëlqejnë në errësirë? Nuk është magji! Por një shkencë e thjeshtë. Ngjyrat e ndezura në errësirë – të njohura gjithashtu si “luminescence” – thjesht kërkon kimikate që ruajnë energji kur ekspozohen ndaj dritës. Këto substanca të veçanta quhen forsfor.

Fosforet rrezatojnë dritën pasi marrin energji. Kjo do të thotë se duhet t’i ekspozoni sendet në dritë për një kohë të shkurtër para se të shkëlqejnë në errësirë. Më pas fosforet e çlirojnë ngadalë energjinë e tyre me kalimin e kohës. Ndërsa çlirojnë energjinë, ata lëshojnë sasi të vogla të dritës, shpesh me ngjyra të ndezura.

Gjatë viteve, kimistë kanë krijuar mijëra përbërës kimikë që veprojnë si fosfori. Për lodrat me shkëlqim në errësirë, prodhuesit kërkojnë fosfor që mund të nxitet nga drita normale. Për të prodhuar këto lodra prodhuesit përziejnë fosforin e tyre me plastikë dhe pastaj i japin formën e dëshiruar.

Por ka edhe një shembull të fundit nga natyra, është “bioluminescence”. Disa krijesa, të tilla si xixëllonja dhe kandili i detit, përmbajnë kimikate brenda tyre që i bëjnë të shkëlqejnë. Disa nga këto krijesa shkëlqejnë për mbrojtje, maskim ose për të tërhequr shokë.

 

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat