Mitingu i Bashës/ Nishani-Ramës: Gangsteri u tmerrua, populli zien nga zemërimi dhe urrejtja…

bujar_nishani_lulzim_basha_44914-640x426-640x405.jpg

Ish-presidenti Bujar Nishani ka reaguar pak më parë lidhur me mitingun e zhvilluar sot nga Basha në Durrës. Nishani thekson se Rama ka filluar të frikësohet dhe se ai takim i Bashës me qytetarët tregoi se populli po zien nga zemërimi dhe urrejtja ndaj mafias që po i varfëron.

REAGIMI I NISHANIT

Takimi i Kryetarit të Opozitës me popullin që po zien e shpërthen nga zemërimi e urrejtja ndaj mafias që e vjedh, zhvat, varfëron dhe e poshtëron çdo ditë, e paska tmerruar Gangsterin.

Tani që pandemia është shuar anekënd Evropës, populli qenka në rrezik !!!

Kur pandemia ishte në kulmin e përhapjes dhe vrasjeve , Gangsteri i mblodhi njerëzit e pambrojtur në sallën më masive publike të vendit, Pallatin e Kongreseve !!!!

Keqbërësit duhet të kenë frikë !

Populli ka nisur të mblidhet në çdo cep të Shqipërisë dhe nuk mund të ndalet më !

Kombi nuk e pranon tradhtinë !

Shqiptarët do të jenë të pamëshirshëm ndaj të ligut !

#TëRingremëShqipërinë 🇦🇱

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303