Mitsotakis: Nuk do ta mbyll Greqinë për të mbrojtur të pavaksinuarit

21-07-02_0015__DPC2131-768x480-1.jpg

Vendi nuk do të mbyllet përsëri për të mbrojtur disa të pavaksinuar“.

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, dërgoi një mesazh të qartë se nuk do të merren më masa për të mbrojtur të pavaksinuarit, që sipas tij janë pakicë dhe nuk përse të penalizohet pjesa dërrmuese.

Në vend të mbylljes, ai tha se do të tentojë metodën e bindjes që të pavaksinuarit të pranojnë që të injektojnë dozat kundër COVID-19.

Mitsotakis e theksoi se nuk mund ta bënte të detyrueshëm vaksinimin, por – siç theksoi ai – të gjithë tani do të marrin përgjegjësi. “Vendi nuk do të mbyllet përsëri për të mbrojtur disa të pavaksinuar” tha ai.

Në 24 orët e fundit Greqia kishte mbi një mijë të infektuar, ndërsa prej më shumë se një muaji vendi fqinj ka hapur sezonin turistik duke lejuar hyrjen në të gjitha pikat kufitare

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303