Marrëdhënia e shqiptarëve me kafshët nuk është aspak e mirë.
Këtë e tregon më së miri braktisja e qenve të rrugës dhe më mizorja, vrasa e tyre në pamundësi për t’i strehuar.
Por masakra me kafshët ndodh edhe pas ngodhjes së tyre.
Në redaksinë e JOQ Albania, një qytetar ka dërguar pamjet e një lope të ngordhur, e cila transportohet me eskavator.
Ngjarja është regjistruar në Karpen të Kavajës.
Ndërkohë gjatë mbrëmjes së sotme, pak orë më parë, redaksia e JOQ Albania, publikoi rastin e një kaprolli të rrjepur në parkun natyror të Ulëzës.
Këto nuk janë të vetmet raste pasi pak kohë më parë, u publikuan pamjet e një kali të ngordhur, i cili qëndronte në rrugë, teksa makinat kalonin fare pranë tij dhe mund t’i hipnin sipër.
Gjithashtu ka pasur edhe raste kur në grykëderdhjet e lumenjve janë evidentuar kafshë të ngordhura, të cilat i faturohen qytetarëve të papërgjegjshëm.

