fbpx

“Mjaft e degraduat Kuvendin”, Meta me tone të ashpra ndaj politikës shqiptare

Presidenti Ilir Meta ka publikuar një postim në Facebook, ku i bën thirrje politikës shqiptare. Meta shkruan se lista duhet të jenë 100% të hapura për qytetarët.

Përmes një statusi në ‘Facebook’ kreu i shtetit, duke mos i kursyer kritikat theksoi se Kuvendi nuk duhet të delegohet kështu, ndërsa shtoi se edhe një asamble kooperative ka qenë dikur shumë më e përgjegjshme.

REAGIMI I METËS

Hapini listat për qytetarët që të zgjedhin pas 12 vjetësh më në fund deputetët.
Hapini 100 për qind!
Mjaft e degraduat Kuvendin kështu, se edhe një asamble kooperative ka qenë dikur shumë më e përgjegjshme.
Shqipëria ka patur parlamentarizëm të shkëlqyer 100 vite më parë o shakaxhinjtë e “integrimit”. 🇦🇱