fbpx

‘Mjaft më me lojëra’, Yuri Kim jep mesazhin e fortë për politikanët

Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ka dhënë një mesazh ditën e sotme për të gjithë klasën politike.

Yuri Kim tha se nuk duhet të vazhdohet më me lojëra, duke u shprehur se reforma në drejtësi dhe reforma zgjedhore janë të domosdoshme që Shqipëria të mund të hyjë në familjen e madhe europiane.

“Ne duam që Shqipëria të jetë një aleat i fortë i SHBA dhe duam që të jeni pjesë e familjes europiane. Reforma Zgjedhore dhe reforma në drejtësi janë të domosdoshme. Mjaft më me lojëra. Është koha të realiohet reforma zgjedhore dhe ajo në drejtësi, sic drejteuesit i kanë drejtuar popullit shqiptar, ashtu sikundër populli shqiptar pret”, tha ambasadorja e SHBA, Yuri Kim.