fbpx

“Mjaft më”. Shpërthen Blendi Fevziu: Ruaji po deshe, ata të hipin…(Fotot)

blendi.jpg

Gazetari Blendi Fevziu, është shprehur tejet i revoltuar lidhur me qytetarët që vijojn të dalin normalisht në rrugë, duke mos e marrë seriozisht situatën.

Fevziu ka postuar një foto, ku disa shqiptarë kanë hipur në taracë, dhe janë mbledhur grumbull, duke mos respektuar as një rregull të vetëizolimit.

“I ndalojmë në rrugë, hipin në taracë, ruaji po deshe”, shkruan Blendi Fevziu në një status në profilin e tij në rrjete sociale.

Gazetari ka vazhduar gjithashtu dhe me disa postime në InstaStory, ku dërgon mesazhe të forta ndërgjegjësimi për shqiptarët që nuk i binden rregullave:

“Një mesazh për moshën e tretë. Nuk ka asnjë vlerë të qëndroni në shtëpi gjithë ditën dhe në ora 16:00 të mblidheni 50 veta bashkë në lulishten e lagjes duke luajtur domino. Keni hedhur poshtë gjithë sakrificën e ditës. Mbroni veten. Shihni përtej nesh për të kuptuar çpo ndodh….”

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303