Greqia ka marrë vendimin e prerë për mjekët e pavaksinuar. Të gjithë ata do të pushohen nga puna nëse nuk do vaksinohen deri më 31 Mars.
Lajmin e ka bërë me dije ministri i Shëndetësisë ne Greqi, Thanos Plevris, raporton Protothema.
“Qëndrimi i ministrit të Shëndetësisë dhe sugjerimi i tij që ata mjekë që nuk janë të vaksinuar, nga data 31 mars e në vazhdim jo vetëm që do të pezullohen nga puna, por nuk do të mund të ofrojnë shërbimet e tyre në asnjë shërbim të sistemit shëndetësor grek” , shpjegoi Thanos Plevris, duke folur për SKAI-n.
Advertisement