fbpx

Mjekët e Spitalit të Shkodrës, Gjykata e Apelit lë në fuqi vendimet e shkallës së parë

Spitali-Shkoder.jpg

Spitali Rajonal Shkodër

Mjekët e spitalit të Shkodrës, të arrestuar dy javë më parë për shpërdorim detyre, kanë dalë një ditë më parë përpara Gjykatës së Apelit.

Apeli ka vendosur “detyrim paraqitje” për ish-drejtorin e Spitalit, Përparim Çela, ish-drejtoren dhe mjeken Dhurata Uruçi, infermierin Renato Kepi ndërsa ndërsa mjeku Luan Dragusha është totalisht i lirë pasi ndaj tij nuk ka asnjë masë sigurie që në vendimin e shkallës së parë.

Nga ana tjetër, dy mjekët e tjerë, Dhurata Uruçi dhe Edi Smajlaj vijojnë të jenë në kërkim policor.

Seanca në Apelin e Shkodrës zgjati 3 orë dhe trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Hasan Selimi vendosi të japa masa më të lehta sigurie, jo arrest me burg siç kërkoi organi i akuzës, i përfaqësuar nga prokurorja  Blerta Hamza.

Dy javë më parë, Prokuroria lëshoi urdhër-arreste përmjekët me akuzën e shpërdorimit të detyrës pas një hetimi dy mujor, duke theksuar se në fund të vitit 2016, mjekët dhe infermierët në bashkëpunim me farmacistët porositën 400 pako barnash për repartin e hemodinamikës, ndërsa bënë vetëm 3 operacione.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *