fbpx

Mjekët gjejnë 1.6 kg bizhuteri në stomakun e 26-vjeçares

bizhuteri.jpeg

Doktorët janë habitur nga ajo se çfarë kanë zbuluar në stomakun e një vajze 26 vjeçare.

Runi Khatun ishte paraqitur në spital në West Bengal, Indi pasi filloi të kishte të vjella pas çdo vakti ushqimor.

Gjatë operacionit doktorët i hoqën nga stomaku 1.6 kg bizhuteri, përkatësisht; 69 varëse, 80 vathë, 46 monedha hekuri, 11 pirsing, 4 çelësa, një orë dhe 5 byzylykë.

Vlera e bizhuterive në stomak shkonte deri në 53 mijë paund.

Nëna e të resë tha se kishte vënë re që në shtëpinë e saj po zhdukeshin bizhutë por nuk ia kishte marrë mendja që vajza e tyre i gëlltiste.

Runi vuan nga një çrregullim i rrallë që quhet Acuphagia, që i shtyn ata që kanë këtë sëmundje të hanë objekte metali dhe sende të tjera të patretshme.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303