fbpx

Mjekët japin alarmin: Në Shqipëri ndotja po shton abortet

am-p-hea-medicines-antibiotics-and-vaccinations-during-pregnancy-wp-735x400.jpg

Abortet e padëshiruara po njohin rritje gjatë viteve të fundit në Qarkun e Lezhës.

Alarmi ngrihet nga mjekët gjinekologë të cilët thonë se niveli i lartë i ndotjes së ambientit por edhe shkaqet social-ekonomike janë ndër faktorët kryesore të kësaj situate.

Luljeta Delishi:

“Po na ndodhin shpesh për shkaqe të panjohura. Ndoshta ndotja e ambientit, problemet social-ekonomike ndikojnë.”

Delishi shton se përcaktimi i saktë i miset abordit bëhet përmes një analize e cila nuk realizohet në Lezhë.

Luljeta Delishi:

“Po jemi të kënaqur që çiftet e reja sot po ndërgjegjësohen, bëjnë analizat dhe fillojnë një shtatëzani të dëshirueshme.”

Ndërkohë në maternitetin e Lezhës abortet me dëshirë kanë pasuar rënie të djeshme dhe në këtë drejtim ka dhënë ndikim pozitiv planifikimi familjar.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *