fbpx

Mjekët marrin me barelë pacientin, por ndodh incidenti, këmba e barelës mbyllet…

Një incident është shënuar mëngjesin e sotëm te Infektivi në QSUT. Një ambulancë ka mbërritur atje me një pacient dhe personeli i bluzave të bardha teksa ka nxjerrë burrin me barelë, një këmbë e saj është mbyllur, duke shënuar një incident, fatmirësisht pa dëme.

Për pasojë është rrëzuar edhe punonjësi shëndetësor, pasi barela ra mbi këmbët e tij. Situatën e ka parë me vëmendje edhe mjeku infeksionist Tritan Kalo, i cili sapo mbërriti në spitalin Infektiv këtë mëngjes.

Është siguruar se situata nuk kishte probleme, dhe është futur brenda spitalit.