Mjekja nga Gjermania tregon për pikun e COVID-19 në Shqipëri: Ja gabimi i rëndë që bëjmë

aurora-600x360-1.jpg

Mjekja e njohur Aurora Meta Dollenberg ka folur ditën e sotme për situatën e pandemisë në Shqipëri. Mjekja e cila është edhe kryetare e federatës së mjekëve shqiptarë në Europë tha se Shqipëria është duke e përjetuar pikun e pandemisë tani, dhe jo në mars e prill, siç e përjetuan vendet evropiane.

“Ne po e përjetojmë pikun tani dhe jo atëherë kur u ndërmorën masat. Personalisht kam përgëzuar masat që u ndërmorën. Kemi dalë nga masat shtrënguese me të njëjtin intensitet siç hymë në izolim, me mendimin që ja dolëm dhe u harrua disi. Popullata duhet të bëj diçka, qeveria duhet të bëj diçka për të ndërgjegjësuar të gjithë strukturat për epideminë”, tha ajo në një intervistë për abcnews.

Ndërkaq, mjekja tha se shqiptarëve disiplina u duket e tepruar dhe ky është gabimi jonë i përbashkët. Ajo shtoi se maska duhet të jetë detyrim për t’u mbajtur nga qytetarët.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303