fbpx

Mjekja nga SHBA-ja: Gabimi i parë që bëri task-forca në Shqipëri me koronavirusin

Mjekja epidemiologe shqiptare, Rubina Muzina foli nga SHBA për situatën e krijuar nga koronavirusi.

Në një intervistë të dhënë në “ABCneës”.  ajo u ndal edhe tek Shqipëria, ku nuk i kurseu kritikat për Task-Forcën.

Sipas mjekes gabimi i parë i Task-Forcës shqiptare është se bënte matjen e temperaturës.

“Gabimi i parë që task-forca shqiptare bëri, mbase ishte diçka që unë e shihja këtu në Amerikë se rasti i parë që erdhi në SHBA ishte një person nga Kina dhe presidenti ndaloi fluturimet me Kinën. Megjithatë ishin përjashtime. Unë tmerrohesha në fakt në Shqipëri kur shikoja turma të tëra që vinin në Shqipëri. Në përgjithësi Shqipëria testimin e bënte nëpërmjet temperaturës. Nuk është shfajësimin që nuk e dinin, temperatura vjen shumë vonë. Është një sëmundje virusale. E dimë që është një periudhë inkubacioni, ti mat temperaturën dhe është shumë vonë. Në radhë të dytë, ishin në një lloj mënyre dhe vazhduan me protokollet e OBSH”, u shpreh ajo.