fbpx

Mjekja pediatre nxjerr shifrat, tregon se sa fëmijë janë të prekur me Covid: Janë më shumë raste se sa raportohen

mjrkja.jpg

Mjekja pediatre Valbona Shahinaj ka folur në lidhje me numrin e fëmijëve të infektuar me Covid.

E ftuar në “Wake Up”, pediatrja pranë qendrës shëndetësore Nr.2, Tiranë, theksoi se shumica e fëmijëve kanë qenë asimptomatikë dhe nuk e kanë kuptuar që e kanë kaluar koronavirusin.

Ne kemi pasur gjithmonë fëmijë që i kemi vizituar, që kanë rezultuar me SarsCov2, edhe pse mendohej se nuk transmetonin. Me mutacionet e reja, sidomos në valën e nëntorit patëm goxha prekje dhe siç ishin te të rriturit ishin edhe fëmijët, pavarësisht se prindërit edhe tani që vijnë më pyesin: ‘a mund ta ketë kaluar me ne?’ I pyes nëse kanë pasur ndonjë simptomë, pasi shpeshherë fëmijët janë edhe asimptomatikë. Fakti tjetër që prindërit nuk e dinë edhe këtë pjesë, është se te fëmijët nuk bëhen analizat. Nuk i bëjnë prindërit, se ne i rekomandojmë për këdo që na vjen.

Mirëpo, mjekja theksoi se janë rreth 3500 fëmijë të dokumentuar që janë infektuar nga koronavirusi.

Sipas shifrave që ne kemi të dokumentuara, janë diku te rreth 3500 fëmijë, plus-minus. Përpos këtyre, unë them se ka shumë e shumë të tjerë, të cilët nuk janë evidentuar, pasi prindërit vijnë pasi e ka kaluar fëmija dhe as nuk i bëjnë serologjikun fëmijëve. Numri është shumë më i madh, transmetueshmëria është shumë më e lartë.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303