fbpx

Mjekja shqiptare deklaratë befasuese: Sipas studimit, vaksina që u bëjnë sapo lindin….

Mjekja shqiptare në Minesota, Juna Musa, që është njëherësh edhe Kandidate Shkencore post doktorale, citoi dje për “Opinion”, një studim të ri të evidentuar nga “John Hopkins University”, sipas të cilit shkalla e vdekshmërisë në banorët e vendeve që kanë kryer vaksinën e tuberkulozit është më e ulët.

“Shkalla e vdekshmërisë në vendet që kanë gjerësisht imunizimin me vaksinën e tuberkulozit është 6 herë më e ulët”, tha mjekja shqiptare duke cituar studimin e universitetit dinjitoz.

 

“Kjo mund të japi shpjegim përse ne kemi një shkallë vdekshmërie të ulët dhe sasia e infektimit është më e ulët, krahasuar me Francën dhe Italinë”, tha Musa, e cila punon si mjekë në klinikën e njohur “Mayo Clinic”.

“Një tjetër studim është bërë tek amerikanë nativë tregoi që vaksinimi në fëmijëri për tuberkulozin është efektiv dhe mbrojtës edhe  60  apo 70 vite pas vaksinimit”, tha Musa.

Kujtojmë që Shqipëria të paktën prej vitit 1960 e ka patur në protokollin e detyrueshëm vaksinën e tuberkulozit, e cila kryhet tek fëmijët sapo lindin.