fbpx

Mjekja shqiptare zbulon problemet në sistemin tonë shëndetësor dhe ngre alarmin…

mjeke.jpg

Mjekja Aurora Dollenberg, Kryetare e Federatës së Mjekëve shqiptarë në Evropë në një lidhje Skype në “Wake Up” ka rrëfyer disa nga problematikat e sistemit tonë shëndetësor gjatë periudhës së pandemisë.

 “Problemi kryesor është faktikisht që nuk ekzistojnë protokolle të miratuara, të cilat janë të shpërndara, duke filluar që nga hallka e parë e sistemit shëndetësor. Mjekët e poliklinikave nuk kanë në dhomat e tyre të pritjes protokolle të publikuara, ku edhe pacienti vetë të orientohet, çfarë është bërë me mua deri më tani.

Ata nuk kanë diçka, të bardhë mbi të zezë po e quajmë, që ne të veprojmë në këtë formë. Kjo na është përcjellë nga vetë mjekët shqiptarë. Ne kemi bërë këto protokolle që ata të mund të orientohen.

Roli i mjekut të familjes ka qenë anësor në sistemin shëndetësor shqiptar. Pjesa më e madhe e njerëzve që kanë pasur simptoma kanë pasur tendencën të shkojnë në urgjencat e pranimit në spitale, ku duhet të shkonin të mjeku i familjes. Këtu në Gjermani gjithçka funksionin nëpërmjet mjekut të familjes”, sqaroi mjekja shqiptare.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303