fbpx

Mjekja suedeze kthen çmimin Nobel për shkak të Handke: Ndihem e turpëruar

mjekja-suedeze.png

Mjekja suedeze, Christina Doctare, ka kthyer çmimin Nobel që ka fituar në vitin 1988 për shkak të Handke.

Shkrimtari austriak, Peter Handke i cili fitoi Nobelin në Letërsi ka ngjallur shumë debat për shkak të dashamirësisë dhe adhurimit që ai ka pasur për Milosheviçin.

Christina Doctare u është bashkuar edhe protestave në Stokholm të Suedisë, ndërkohë që po zhvillohej ceremonia për marrjen e çmimit Nobel në Letërsi nga Peter Handke.

“Për sa kohë që unë jetoj, unë do të dëshmoj se e vërteta e një lufte të tmerrshme nuk do të ekuilibrohej kurrë. Kam qenë krenare për Akademinë më parë, çmimi Nobel ishte një punë e madhe për Suedinë çdo vit. Tani ndihem e turpëruar”.-ka thënë Christina Doctare.

Kujtojmë që ceremoninë e ka bojkotuar edhe Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia Veriore, Shqipëria dhe Turqia.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303