Mjekja vjedh foshnjën e porsalindur, ia jep tezes së saj për arsyen ‘barbare’

Një mjeke është arrestuar me akuzën se vodhi një foshnje për t’ia dhënë tezes së saj që nuk kishte fëmijë. Vajza e vogël në Pakistan u mor menjëherë pas lindjes në një spital në Balochistan, në jug-perëndim të vendit.

Por fillimisht familja nuk ishte në dijeni të zhdukjes së fëmijës pasi mjekët nuk i treguan se nëna lindi binjakë. Gjithçka u mor vesh kur nëna u zgjua dhe pyeti ku ishte vajza tjetër, tha kunati i saj Abdul Hamid për BBC News.

Hamid e kishte dërguar nënën Jamila Bibi në spitalin në Loralai.

Pas lindjes, familjes së Jamilas ju dorëzua vajza e vogël dhe i thanë ta merrnin në shtëpi pasi ishte bërë më mirë.

Megjithatë, nëna qëndroi gjysmë e ndërgjegjshme për dy ditë dhe foshnja me të cilën u kthye në shtëpi vdiq. Pasi mori veten, ajo zbuloi diçka që tronditi gjithë familjen.

Jamila pyeti ku ishte vajza tjetër dhe askush nuk kishte një përgjigje.

Pasi u ngrit një padi në polici, u arrestua mjekja që qëndroi në detyrë në dhomën e lindjes kur erdhën në jetë binjaket.

Menjëherë mjekia i dërgoi oficerët tek foshnja.

Ajo ishte ndihmuar nga dy kolege të sajat për të nxjerrë fëmijën nga spitali dhe  ja dha tezes së saj që kishte 17 vite e martuar por s’kishte lindur akoma fëmijë.

Policia arrestoi katër gratë, ndërsa familja u ribashkua me foshnjën.