fbpx

Mjeku bën apelin: Të mbrohen anëtarët e familjes që janë të rrezikuara, po përgatisim…

fahri.jpg

Mjeku Fahri Beqaj ka deklaruar se janë duke përgatitur një strategji dalëse nga kjo situate ku ndodhen shumë vende si pasojë e COVID-19.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Berlini me “ABC e mëngjesit”, mjeku theksoi se numri i të prekurve nga COVID-19 është mbi 100 mijë persona.

“Izolimi ka ndodhur për disa arsye. Një nga arsyet është sepse virusi ishte i panjohur. Për ne ishte një sfidë e re. Nuk kemi vaksinë për ta mjekuar. Nga koronavirusi po vdesin pacientë që nuk kanë pasur një prognozë të mirë.

Masat janë marrë me qëllim të parandalimit të shpërthimit ekskluziv të një sëmundje të panjohur. 1 mijë pacientë humbin jetën përnjëherë, dhe kjo është tentuar të parandalohet.

Nga një person i vetëm mund të infektohen qindra të tjerë. 90% e pacientëve po e kalojnë shumë lehtë këtë sëmundje, por moshat më të vjetra po zhvillojnë një sëmundje shumë serioze. Dhe ky testim është për të mbrojtur grupet më të rrezikuara.

Kjo nuk do të zgjasë kështu, jemi duke bërë një strategji dalëse. Ndoshta për një kohë të gjatë nuk do të ketë, ndeshje futbolli apo koncerte, por jeta publike do të vazhdojë”, deklaroi ai.

Më tej ai theksoi se një 28-vjeçare nuk ka mundur ti mbijetojë COVID-19 pasi kishte edhe sëmundje të tjera, ndërsa u shpreh se qëllimi është të mbrohen anëtarët ë familjes që janë të rrezikuar.  “Çdo ditë do të ketë përditësim të masave apo zbutje të masave,  duke njohur edhe virusin”, u shpreh mjeku Beqaj.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303