Mjeku dhe infermieri u infektuan me koronavirus, Manastirliu jep lajmin e mirë

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se një mjek dhe një infermier janë shëruar nga COVID-19

POSTIMI I MANASTIRLIUT:

Sot lajmi i mirë është shërimi i një mjeku dhe një infermieri mes 7 qytetarëve të tjerë që sot rezultuan negativë në dy testet e njëpasnjëshme për COVID-19

Mes pacientëve të shtruar në spital dhe të vetëkarantinuar, shkon në 17 numri i qytetarëve që tashmë janë shëruar.

Të gjithë ndodhen në shtëpitë tyre, ku do të vazhdojnë të jenë të vetëizoluar edhe për 14 ditë.

Por nga ana tjetër, numri i qytetarëve të prekur po rritet dita-ditës. Po ashtu numri i qytetarëve që kanë nevojë për trajtim në spitale, ku deri tani janë 72 qytetarë të shtruar në spitalin infektiv.

LUTEMI qytetarë: Distancimi social dhe masat e higjienës janë THELBËSORE për të ndalur këtë armik të padukshëm.

#VETËMBashkëMundT’iaDalim