fbpx

Mjeku epidemiolog: Stina e verës ilaç për COVID-19, ja si e shikoj situatën në Shqipëri

koronavirusi1-4-770x433-1.jpg

Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti ka reaguar në lidhje me situatën nga koronavirusi. Ai e cilëson një lloj ilaçi stinën e verës për koronavirusin e ri COVID-19.

Në një lidhje ‘skype’ në News24, Alimehmeti bëri apel për respektimin e masave dhe vitimin e grumbullimeve. Ai tha se deri tani Shqipëria është në një situatë të mirë duke iu referuar shifrave zyrtare.

“Grumbullimet e njerëzve janë me shumë risk. 90% e rasteve me COVID janë kontakteve të personave të prekur më parë. Rritja thjesht e numrave, rasteve të reja por kapaciteti spitalor mbetet njësoj, është e qëndrueshme gjendja në spitale do të thotë që ne jemi relativisht të qetë. Nuk kemi vdekje. Kemi vetëm 3% të shtretërve të zënë, kemi kapacitet 97%. Jemi shumë mirë nga ky drejtim. Sëmundje të llojeve të ndryshme kalojnë në popullatë por bëhen serioze në momentin që kanë nevojë për kujdes spitalor apo intensiv”, deklaroi Alimehmeti.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303