fbpx

Mjeku italian: Asimptomatikët e prekur me Covid-19 nuk infektojnë të tjerët!

Foto ilustruese e mjekëve në Itali

Një studim i fundit ka treguar se personat asimptomatikë nuk infektojnë të tjerët me koronavirus.

Sipas mjekut, virolog italian, vëzhgimi i të prekurve tregon se infektueshmëria e personave që nuk shfaqin shenjë të sëmundjes, është e dobët.

“Ekziston një punë shkencore në të cilën autori dhe bashkëpunëtorët e tij studiuan një asimptomatik dhe verifikuan më shumë se 400 njerëz që ai takoi: rezultati ishte se nuk pati asnjë të infektuar!”, u shpreh ai. Tarro shtoi më tej se personalisht beson që rrezet ultraviolet nuk e lënë të qetë virusin, as në mal e as në det.

“Besoj se nuk do ta kemi shumë vërdallë këtë verë, por nga tetori mund të rishohim shenja megjithatë duhet të reagojmë me qetësi”, shtoi mjeku.