Një 27-vjeçar i prekur nga COVID ka ndërruar jetë sot. Por siç njoftoi Ministria e Shëndetësisë, i riu nuk ndërroi jetë si pasojë e COVID por për shkak të sëmundjes, pasi vuante nga talesemia.
Mjeku Drin Bardhi i ka dedikuar një mesazh prekës në një postim në Facebook, ndërsa e shoqëron edhe me një apel të fortë për qytetarët.
“Qofsh i xhehnetit Artian Must Cara. Do te kujtoj gjithmone te dashur, me te qeshuren tende te vecante. Allahu na bashkofte ne xhehnet. Coronavirus realitet i zi. Ruhuni bashkeqytetare” shkruan ai.
Advertisement