TË FUNDIT

Mjeku nxjerr foton e Besa Shahinit: Të pengon e të lodh ëë znj. Ministre?

Mjeku epidemiolog, Taulant Muka ka nxjerrë në Facebook një foto të Ministres së Arsimit Besa Shahini e cila gjatë një takimi në ambient të brendshëm, nuk ka vënë maskë, ndërsa të pranishmit e tjerë shihen duke e mbajtur një të tillë.

Në postimin e tij, Muka i kujton Shahinit, se për fëmijët thotë të vënë maska, ndërkohë që ajo vetë si një person i rritur, që mundësitë për përhapje të infeksionit janë më të mëdha, nuk e vë maskën.

“Femijet le te vene maske, por une si “koka” e arsimit me disa takime ditore dhe si adult qe mund ta transmetoj infeksionin me shume se femijet nuk kam nevoje! Te pengon e te lodh maska kur flet, apo jo znj. Ministre?!”-shkruan Muka.

Këtë vit të gjithë fëmijët edhe në klasat e para do të jenë të detyruar që të mbajnë maska në orët e mësimit dhe në ambientet e shkollave, që padyshim do të jetë një moment i vështirë për të gjithë ata.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat