fbpx

Mjeku për COVID-19: Ja si dëmton mushkritë tona, ngjason me turbekulozin

Mjeku i njohur Roland Xhaxho, ka folur sot për koronavirusin, duke treguar disa të pathënë për këtë virus. I ftuar sot në emisionin “Open”, Xhaxho u shpreh se COVID-19 është i ngjashëm me turbekulozin dhe parapëerlqen që të jetojë në vende me shumë oksigjen.

“Baza e  kësaj semundje është dëmtimi i mushkrisë, kush vdes nga kjo sëmundje, vdes nga penumonia. Ky është një virus si tubekulozi që parapërlqen më shumë vendet që kanë më shumë oksigjen, që janë mushkritë”, u shpreh mjeku.

Më tej ai tregoi se si korona dëmton mushkrinë tonë dhe si i nxjerr ato jashtë loje. “Koronavirusi krijon një shtresë rreth mushkrive dhe nuk mund të marrin dot frymë. Mosha e tretë është e rrezikuar sepse nuk ka rezerva dhe virusi arrin që të trashë mëmbranën duke bërë të mundur që mushkëria të mos mbushet me oskigjen dhe zemra e djathtë punon me shpejtësi të madhe”, tha ai. Nga një masë transparente që është mushkria ajo ndryshon gjatë kohës së veprimit të COVID-19 dhe krijohet shresa që pengon frymëmarrjen.