fbpx

Mjeku Petrit Vargu tregon arsyen se përse ende nuk po e bën vaksinën: Dua t’i jap pak kohë vetes

Screenshot_16-1.png

Në emisionin “Shqipëria Live”, në lidhje “Skype” ishte mjeku i njohur Petrit Vargu, i cili ka folur për vaksinën dhe ka dhënë arsyen se përse nuk e ka marrë akoma dozën.

Ai është shprehur me fjalët: Dua ti jap kohë vetes,

Nuk e kam bërë vaksinën, shpresoj të bëj një vaksinë të përpunuar. Asnjëherë nuk kam ëndërruar që të jem i pari për tu vaksinuar. Mundohem të mbroj veten time sa më shumë. Të bësh një vaksinë të marrë të gatshme, nuk më duket maksimumi që mund ti jap trupit tim. Por dua ti jap pak kohë vetes, që vaksina të kolaudohet, pasi po ndryshon vazhdimisht. Shpresoj që në Shqipëri të hyjnë sa më shumë variante të reja, e unë preferoj vaksinën ruse.

Sipas tij, qeveria shqiptare nuk di çfarë bën me vaksinën, po bën politikë. “Mendoj se njerëzit duhet të lihen të lirë që të bëjnë vaksinën që duan. Vaksina ruse dhe ajo kineze nuk duhen neglizhuar”, tha Vargu.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303