fbpx

Mjeku shqiptar mposht koronavirusin: I lumtur që u ktheva në familjen time

mjeku.jpg

Mjeku nga Gjakova, Jetish Jetishi ka mposhtur koronavirusin dhe ka dhënë një mesazh të rëndësishëm.

“Kam qëndruar dhjetë ditë në Klinikën Infektive ku jam trajtuar në mënyrë shumë humane, profesionale dhe në aspektin psikologjik na kanë qëndruar shumë afër. I falënderoj nga zemra stafin e Klinikës Infektive, na kanë inkurajuar dhe na kanë qëndruar shumë afër pavarësisht që kanë qenë të rrezikuar”, thotë ai.

Sipas protokollit, Jetishi tha se dy hëre që ka bërë analizat, ka rezultuar negativ. “Kam rekomandime që një javë të qëndroj në shtëpi dhe për distancim shoqëror siç e parashohin rregullat e Institutit Kombëtar të shëndetit Publik”, thotë Jetishi.

Me gjithë vështirësitë e qëndrimit larg familjes, Jetishi porositë që të mbahet distanca në mënyrë që të parandalohet përhapja e virusit. “Mendoj që ne shqiptarët pak i kemi pas tepruar me këtë afërsinë shoqërore, e kam vështirë sepse dhjetë ditë nuk kam qenë afër familjes, por jam i lumtur që jam kthyer në familjen time”, thotë ai. Jetishi thotë se vajza e tij gjithashtu ka dalë pozitive me Covid-19. Ai tha se gjendja e saj është e qëndrueshme.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303