Mjeku Sulçe bën deklaratën e fortë, ç’pritet të ndodhë javët në vijim? “Mendohet se do të vijë…”

mjeku-1.jpg

Mjeku shqiptar në Itali, Rezart Sulçe në një prononcim për Euronews Albania ka bërë një deklaratë të fortë duke thënë se në javët në vijim, Italia do të preket nga vala e tretë e infektimit.

“Ka një përmirësim të lehtë të situatës. Ka një numër të personave të infektuar javët e fundit dhe rënie numrit të personave të shtruar në spitale, në terapi intensive. Numri i vdekjeve vijon të jetë i lartë. Mendohet që në javët që do të vijnë do të jetë vala e tretë e infektimit, një vazhdim i valës së dytë”, tha ai.

Sulçe nënvizoi se deri më tani në Itali janë bërë 800 mijë vaksina dhe se procesi po vijon normalisht.

“Në Itali deri më tani janë bërë 800 mijë vaksina, janë vaksinuar rreth 400 mijë persona të personelit mjekësor”, tha ai.

Mjeku sqaroi më tej se edhe për personat që kanë kaluar COVID, rekomandohet që të bëjnë vaksinën anti-COVID.

“Rekomandohet që edhe personat që kanë kaluar COVID ta bëjnë injektimin. Rastet e riinfektimit janë shumë të pakta brenda 3 muajsh, pra mund të presin dhe pas tre muajsh ta bëjnë”, shtoi mjeku.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303