fbpx

Mjeku tropojan humbi jetën nga COVID, MSH zbulon nga se vuante Anibal Byberi

Screenshot_5.png

Anibal Byberi është mjeku që ka humbur jetën nga koronavirusi në moshën 53-vjeçare. Për këtë arsye, ka reaguar edhe Ministria e Shëndetësisë.

Sipas MSH, mjeku vuante nga psoriasis, një sëmundje lëkure dhe obeziteti.

Njoftimi i MSH:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale me hidhërim të thellë konfirmon humbjen e jetës së mjekut Anibal Byberi në spitalin “Shefqet Ndroqi”, si pasojë e Covid19.

Mjeku pneumolog 53 vjeçar, me origjinë nga Tropoja është konfirmuar pozitiv me virusin e rrezikshëm pak ditë më parë dhe vijonte trajtimin në banesë.

Pas rëndimit të gjendjes shëndetësore, mjeku Byberi është paraqitur në Urgjencën e Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi”, ku pavarësisht ndihmës së menjëhershme të ofruar nga stafi mjekësor, fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë si pasojë e insuficencës së rëndë respiratore.

Mjeku Anibal Byberi vuante nga psoriasis, një sëmundje lëkure dhe obeziteti. Pas shumë vitesh punë në vendlindjen e tij, ka punuar për disa kohë si mjek në burgun 302, ndërsa aktualisht nuk ishte në punë, ndërsa këto ditë do të konkuronte në portalin “Mjekë për Shqipërinë.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303