fbpx

Mjeku Xhaxho : Numri i personave që kanë nevojë për intubim në rritje! Të sëmurët me zemër të izolohen patjetër

Roland-Xhaxho.jpg

Mjeku Roland Xhaxho tha se situata me COVID-19 është e rëndë dhe se pacientët që shfaqen në gjendje të rënduar apo që kanë nevojë për intubim dhe frymëmarrje të drejtuar janë në një shifër të lartë. në lidhje me persona me sëmundje kardiovaskulare duhet të izolohet patjetër pasi rrezikjnë shumë, të pkatën deri sa të dalë një vaksinë për COVID-19.

Edhe pse shifrat e viktimave ditën e sotme ishin pak më të ulëta në krahasim më ditën e tjera duke shënuar vetëm 8 humbje jete dhe 644 raste të reja nga COVID-19, për mjekun Roland Xhaxho  situata është e rëndë dhe se pacientët që shfaqen në gjendje të rënduar apo që kanë nevojë për intubim dhe frymëmarrje të drejtuar janë në një shifër të lartë. Në një intervistë për Report Tv, mjeku Xhaxho u shpreh se pikërisht këto raste të intubuar kanë edhe probabilitetin dhe rrezikshmërinë për vdekshmërinë më të lartë dhe për këtë tha mjeku duhet që qytetarët të ndërgjegjësohen dhe të zbatojnë masat anti-covid.

 

“Edhe pse numri në dukje e viktima është pak më i ulët, për faktin se ne si reaniamtor marrim parasysh se sa kandidatë janë për t’u futur në reaniamcion dhe respirator të drejtuar. Pavarësisht shifrave të ulëta situata nuk është ashtu, pasi ka mjaft pacientë që janë rëndë dhe janë të intubuar dhe një pjesë e madhe mund të kalojnë në intubacion. Sot ka 9 nesër mund të kemi 19, pasi komplikacionet që virusi krijon janë të paparashikuara. Edhe pse mund të përdorim intubim të drejtuar dhe ata kanë një limit dhe se të intubuarit kanë një përqindje të lartë vdekshmërie, sidomos te pacientët që kanë patologji të tjetra shoqëruese”, tha Xhaxho.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303